Përcaktohen vazot për shortin e Kupës së Botës 2022
Shqipëria është vendosur në vazon e katërt për shortin e fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2022.
FIFA publikoi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin që do të zhvillohet më 7 dhjetor në Zyrih. UEFA përcaktoi që kuqezinjtë të vendosen në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja ndodhet në këtë vazo së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.
Kurse Kosova është pjesë e vazos së pestë së bashku me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



