E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, flasin familjarët: Djali ka pasur lidhje dashurie, vajza e provokonte me video
Lajme

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, flasin familjarët: Djali ka pasur lidhje dashurie, vajza e provokonte me video

Gjashtë muaj pas arrestimit, familjaret e 5 personave të vënë nën akuzë për përdhunimin e 15-vjeçares në fshatin Tarazh të Mirditës kanë thyer heshtjen, duke folur për herë të parë për historinë tronditëse.

Pasi janë njohur me dosjen hetimore, e cila tashmë është dërguar për gjykim nga Prokuroria, familjarët pretendojnë se kjo çështje është tërësisht e sajuar dhe nuk ka asnjë provë që vërteton akuzat e ngritura. Nëna e 17- vjeçarit A. Gjikolaj pranon faktin se i biri ka pasur lidhje dashurie me vajzën, por asnjëherë nuk e ka kërcënuar dhe shantazhuar.

“Djali im mbahet në burg për një akuzë që nuk është aspak e vërtetë. Ka pasur lidhje me vajzën si çdo adoleshent, pra lidhje dashurie. Nuk e ka kërcënuar, as shantazhuar vajzën, siç është thënë. Kanë pasur biseda mes njëri-tjetrit si dy të dashuruar dhe nuk ka asnjë lloj videoje. Djali është provokuar në vazhdimësi nga vajza me mesazhe dhe video të ndryshme”, thotë Raimonda, nëna e të miturit.

Ndërsa babai i Artan Kaçorrit thotë se e gjithë kjo histori është sajuar me qëllimin e vetëm për të përfituar azil në vendet e Bashkimit Europian.

Tani që janë mbyllur hetimet dhe kemi parë dosjen kemi vendosur të flasim. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çfarë është thënë. Asnjë nga personat nuk e ka shantazhuar, kërcënuar apo përdhunuar 15-vjeçaren. Është e sajuar nga familja e vajzës dhe këtë nuk e pranojmë”, thotë Frani. Familjarët e 5 të akuzuarve për përdhunim kërkojnë zbardhjen e së vërtetës pasi sipas tyre, ata po mbahen padrejtësisht në burg. “Kam kërkuar përmes avokateve gjyqësorit vetëm drejtësi, të cilën unë sikur dhe tokën ta shes, këtë drejtësi nuk do ta lë mangët”, thotë Fran Kaçorri. Në të njëjtën linjë shprehet edhe nëna e 17-vjeçarit Adrian Gjikolaj, e cila kërkon që të zbardhet e vërteta. “Unë kërkoj drejtësi. Të zbatohet vetëm ligji dhe të mos ndodhë, sikur është vepruar deri më tani. Djali im nuk duhet të qëndrojë në burg kot me një akuzë që nuk ka lidhje fare me të”, thotë Raimonda. Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe Adrian Gjkolaj akuzohen për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç të kryer në bashkëpunim. Dosja hetimore është dërguar për gjykim

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.