E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunimi i të miturës në grup, me çfarë e shantazhonin 13-vjeçaren. Kishte frikë se…
Lajme

Përdhunimi i të miturës në grup, me çfarë e shantazhonin 13-vjeçaren. Kishte frikë se…

Përdhunimi në grup i një vajze 13-vjeçare, nxënëse në shkollën 9- vjeçare “Rilindja” në Kavajë, qe solli arrestimin e 7 adoleshentëve, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim ishte shoqeruar me shantazh te te mitures permes nje videoje intime.

shkolla-kavaje

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur fillimisht në muajin nëntor, por ka vijuar edhe gjatë këtyre muajve, pasi vajza e mitur shantazhohej nga shokët e saj të shkollës përmes një videoje intime.

Për këtë arsye, ajo ka pasur frikë që t’i drejtohej Policisë dhe kanë qenë prindërit e saj që kanë kuptuar gjithçka, duke e bindur më pas që të tregonte. Pak ditë më parë ata kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Kavajës, por ende është e paqartë nëse drejtuesit e shkollës kanë qenë apo jo në dijeni të këtij fakti.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim, as para dhe as pas arrestimit të 7 djemve që kanë abuzuar seksualisht me 13-vjeçaren. Ngjarja u bë publike nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ditën e shtunë publikoi në profilin e tij të “Facebook”, dy denoncime që kishin mbërritur në adresën e tij.

Ndërsa dje, burime nga Gjykata e Durrësit, thanë se ishin dhënë masat e sigurisë në mungesë për 8 adoleshentë, të moshave nga 13 deri në 17 vjeç. Policia ka ekzekutuar 7 prej masave të sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa një tjetër ende nuk është ekzekutuar dhe është bërë shpallja në kërkim e adoleshentit. Sot pritet të kryhet rivlerësimi i masës së sigurisë për personat e arrestuar nga Policia e Kavajës.

NGJARJA

Abuzimi seksual me 13- vjeçaren, nxënëse në shkollën “Rilindja”, në Kavajë, dyshohet se ka nisur që prej muajit nëntor. Disa nxënës të kësaj shkolle, por edhe dy gjimnazistë 17-vjeçarë, dyshohet se kanë përdhunuar në grup vajzën e mitur, duke i bërë shantazh përmes një videoje intime.

Dëshmitarët flasin për më shumë persona të përfshirë, megjithatë të paktën deri tani flitet për 8 persona, për të cilët është vendosur edhe masë arresti me burg nga Gjykata e Durrësit. Burimet thanë se e mitura dyshohet se ka qenë në një marrëdhënie intime me njërin prej djemve, ndërsa 7 të tjerët miqtë e ish-të dashurit të saj e kanë shantazhuar me një video intime, duke e kërcënuar se do ia publikonin në rrjetet sociale.

Në këtë formë ata e kanë detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me ta në vazhdimësi, duke i bërë sërish presion që të mos e denonconte ngjarjen në Polici. Burimet thonë se me anë të shantazhit, që prej nëntorit deri në janar vajza është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme.

Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë zbuluar skandalin dhe kanë njoftuar Policinë e Kavajës. Megjithatë, në lidhje me ngjarjen, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim, madje as pas arrestimit të 7 prej të dyshuarve. Burimet thanë se aktualisht vajza po merr trajtim psikologjik në shkollë, pas asaj që i ka ndodhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.