E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunimi i vajzës nga Fushë – Kruja, Çupi: Duhet të ngrihemi në revoltë
Publik News

Përdhunimi i vajzës nga Fushë – Kruja, Çupi: Duhet të ngrihemi në revoltë

Kryetarja e Aleancës së Grave deputete Dhurata Çupi shkruan se djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Çupi kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

Reagimi

Si përfaqësuese e Aleancës së Grave deputete jam thellësisht e indinjuar nga një ngjarje që ka tronditur cilëndo nënë që po rrit një vajzë në këtë vend mes frikës se krijesa e saj do të përballet me një makabritet të tillë.

Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Nuk është vetëm veprimi skandaloz që është kryer nga djali i një ligjvënësi shqiptar por edhe sjellja dhe mbrotja që i ka vënë në dispozicion dhunuesit të saj. Kjo është skandal përtej skandalit që thellon frikën duke mbyllur gojën përpara një pushteti  që sdi të ndalet në anën cnjerëzore të tij edhe për ngjarje të tilla. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.