E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunoi 17 vjeçaren, burgoset 72 vjeçari në Sarandë
Publik News

Përdhunoi 17 vjeçaren, burgoset 72 vjeçari në Sarandë

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për 72 vjeçarin që akuzohet se ka përdhunuar një 17 vjeçare në Sarandë për 4 vite me rradhë që kur ajo ishte 13 vjeçe.

Arresti me burg është dhënë për 72-vjeçarin, Bajram Tusha, ndonëse ai i ka mohuar akuzat në sallën e gjyqit. “Shkoj në burg vetëm për shkak se e kam ndihmuar këtë familje”, mësohet të ketë thënë i moshuari.

Kujtojmë se dononcimi është bërë nga vetë e reja, kjo e fundit e bindur nga i fejuari i saj.

Nga ana tjetër edhe prindërit e 17 vjeçares i kanë hedhur poshtë akuzat e vajzës duke thënë se nuk janë të vërteta. Sakaq babai i  saj ka thënë se vajza e ka denoncuar dhe atë për abuzim seksual në të njëjtën ditë me të moshuarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.