E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunoi dhe kërcënoi të miturën në Greqi, arrestohet 22-vjeçari shqiptar
Lajme

Përdhunoi dhe kërcënoi të miturën në Greqi, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Është identifikuar shqiptari i cili përdhunoi të miturën në Greqi. Edi Jaupllari u arrestua në 23 janar në Pire, me akuzën e përdhunimit të një 16-vjeçareje dhe kërcënimin e vazhdueshëm të saj.

shqiptari

Të rinjtë ishin njohur përmes një rrjeti social, “Badoo” dhe pasi kishin folur kishin lënë një takim. Jaupllari kishte shfrytëzuar rastin për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, ndërsa më pas e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video nga takimi në internet.

Ky është rasti i dytë ku një shqiptar arrestohet për kërcënimin e një të miture brenda një jave.

Një 22-vjeçar u arrestua 2 ditë më parë në Mesinia, nga policia e Kalamatas, pasi i kërkoi një 14-vjeçareje t’i dërgonte foto nudo në “Badoo”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.