Përdhunuan në grup të miturën në burg 5 personat
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 5 personat, të cilët akuzohen se kanë përdhunuar në grup 15-vjecaren

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për 5 personat të cilët dyshohen se kanë përdhunuar seksualisht një 15 vjeçare në Mirditë.
Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të 5, mes tyre edhe një i mitur.
Personat që janë lënë në burg janë Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 44 vjeç vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe i mituri A.Gj 17 vjeç.
Personat në fjalë akuzohen se nën kërcënim kanë përdhunuar 15 vjeçaren për katër muaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



