Përdorimi i fëmijëve në protestë, Rama: Si mund të ndodhë kjo në Shqipëri?! Ata nuk janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë
Kryeministri Rama e ka quajtur “skandaloz dhe turp të pashoq” përdorimin e fëmijëve për akte dhune në protestat që janë mbajtur në Tiranë në 6 ditët e fundit, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i Shqiponjave më datë 8 dhjetor.
Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për përdorimin nga subjekte të caktuara politike. Madje, sipas kryeministrit ata nuk janë as fajtorë sepse janë abuzuar.
“Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshmë për atë që bëjnë. Nuk janë ata fëmijë të motivuar nga politika në qenien e tyre apo nga ideja e një drejtësie. Këta fëmijë janë të abuzuar. Janë ta abuzuar. Të përdorur si mish për top. Si mundem unë të them që ata minorenë që vandalizuan selinë e PS në Shkodër, janë fajtoprë. Ata s’janë as fajtorë dhe as nuk janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë”, u shpreh Rama ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ta interpretosh këtë shfaqe të abuzimit me të miturit si shpërthimi i një zemërate popullore, si shëmbëlltyrën e një revolte gjenuine që vjen nga një frustrim i brendshmë i shoqërisë, si një shembull për t’u marrë përsa u përketë vandalizmave, vërtet duhet të ndjehemi të alarmuar. Jo unë si kryeministër, s’flas fare për kryeministrin dhe qeverinë. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, dikush rri më pak, dikush më shumë.
Është përtej skandalozes, është turp i pashoq të shikosh njerëz që mund të kenë të gjitha arsyet e tyre, më pëlqen apo jo mua, për të pasur të gjithë angazhimin e tyre me mish e me shpirt kundër meje, por që të arrijnë deri në këtë pikë dhe ti riabuzojnë të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni latent. Nga pikëpamja humane është katastrofë. Nuk gjej fjalë për të arsyetuar analistë që predikojnë dhunën, komentatorë që relativizojnë vandalizmin, opinionistë që argumetojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia e objekteve të proëns publike.
Ça probelemi ka se po thyejnë, se po djegin, se po prishin. Ky s’është problmë, pak po bëjën. Ky është fundi. Nuk kam gjetur as te filozofët dhe teoricientë më të njohur për teorizimin e dhunës si mënyrë për tu bërë zotërues i fatit tënd, në kushte humbje lirie që në protestat “den baba den” të Francës, të nxjerrin një fjalë për ta amnistuar dhunën. Ça janë këta. Ça janë këta. Kush është shqetësimi sot i imi, meqë me pyete?
Shqetësimi im është si mund të arrihet deri këtu. Boko Harami është një organizatë famëkeqe terroriste që sot ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit. Si mund të ndodhi kjo në Shqipëri. Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshmë për atë që bëjnë. Nuk janë ata fëmijë të motivuar nga politika në qenien e tyre apo nga ideja e një drejtësie. Këta fëmijë janë të abuzuar. Janë ta abuzuar. Të përdorur si mish për top. Si mundem unë të them që ata minorenë që vandalizuan selinë e PS në Shkodër, janë fajtoprë. Ata s’janë as fajtorë dhe as nuk janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



