E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfaqësuesi i lartë mbërrin në Tiranë për t’u takuar me Bashën dhe Ramën
Politikë

Përfaqësuesi i lartë mbërrin në Tiranë për t’u takuar me Bashën dhe Ramën

Gabriel Escobar është përfaësuesi i lartë i SHBA që do të mbërrijë në Tiranë në datën 9 dhjetor për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se tema kryesore e takimeve do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të siguruar një stabilitet më të lartë në rajon.

Ky takim vjen 2 ditë para organizimit të Kuvendit të PD të organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha. Pritet që më tej të zbardhen detaje të reja rreth këtij takimi që pritet të ketë në qendër edhe situatën aktuale politike në Shqipëri dhe brenda partisë Demokratike që prej shpalljes non-grata të Sali Berishës dhe përjashtimit të tij nga kryedemokrati Lulzim Basha.

PD ndodhet në një udhëkeyq të thellë ku siç duket edhe nga foltoret e organizuara nga ish kryeministri Sali Berisha, një numër i madh anëtarësh e mbështesin atë, madje së fundmi janë publikuar edhe emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor. Nga ana tjetër në krah të Bashës është krahu i tij i djathtë Gazment Bardhi i cili më herët tha se dokumentet ku kanë firmosur delegatët e PD janë të paligjshme pasi nuk kanë simbolet zyrtare të partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.