Përfaqësuesi i OBSH: Nuk përjashtohet që para pacientit 28 vjeçar, të ketë patur të infektuar me virus
Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero i pyetur në emisionin “Real Story” është pyetur nëse Shqipëria e ka gjetur pacientin zero, duke iu referuar rastit të parë të infektuar me koronavirus, 28 vjeçarit që kishte ardhur nga Firence.
Montero tha se nuk mund të ishte i sigurt nëse 28 vjeçari është pacienti zero, pasi mund të ketë persona të tjerë të infektuar që kanë hyrë në Shqipëri më herët.
“Ju po pyesni nëse është e mundshme që mund të ketë pasur persona të tjerë që nuk mund të jetë identifikuar. Ne kemi identifikuar këtë person dhe ai bëri dhe vetë deklarimin. Tregu shërbeu si rast amplifikues. Njerëzit kanë qenë duke lëvizur në vend, para se të identifikohej personi në fjalë. Kjo është normale. Kjo sëmundje në 80% të rasteve është e lehtë me pak simptoma. Identifikimi nuk do të thotë që e kërkon sistemi shëndetësor dhe e diagnostikon. Cilat janë masat që rekomandojmë për të ulur ndikimin? Vetëm temperatura është e padobishme. Nuk vlen vetëm matja e temperaturës. Mund të mos kem temperaturë, por dhe po të kem, mund të marr një antipertik për të. Duhet të merren disa masave kur hyjnë persona të infektuar në Shqipëri. Duhet parë se cili është piku viral i këtij virusi. Në fund të fazës së inkubacionit, transmetimi është i mundshëm. Ai mund të identifikohet në faza të vonshme.
Një sjellje e tillë ngjan më shumë me grupin se sa me Sarsin. për 2-3 ditë përpara se të shfaqen simptomat, ti ke mundësi që të shpërndash sëmundjen.”, tha Montero.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



