E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt del me sqarim: Nuk kemi hequr dorë nga ankimimi, brenda javës…
Lajme

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt del me sqarim: Nuk kemi hequr dorë nga ankimimi, brenda javës…

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë që pranoi pushimin e gjykimit të ankimimit për statutin e PD. 

Pas reagimit të Berishës, Sefa thekson se nuk është hequr dorë nga ankimimi për statutin e PD, por ai do të depozitohet në Gjykatën e Tiranës brenda javës, për t’i hapur rrugë gjykimit të vendimit të gjyqtarit Zhukri për vulën e PD.

“Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit per vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy cështjeve, me qëllim heqjen e cdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave”, thekson Sefa në reagimin e tij.

REAGIMI I PLOTE I INDRIT SEFA

E shikoj të domosdoshme të shkruaj këto rrjeshta për të sqaruar dhe qartësuar në mënyrë përfundimtare dhe shteruese veprimet e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe pasojat e tyre.

Në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike kam ndjekur të gjitha zhvillimet juridike në Gjykatën e Apelit duke kërkuar që kjo e fundit të caktojë datën për gjykimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri. Megjithë kërkesat tona institucionale, kjo gjykatë ende nuk ka caktuar një datë për këtë gjykim.

Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit per vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy cështjeve, me qëllim heqjen e cdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave.

Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, deri më sot, këta së bashku nuk kanë kërkuar në asnjë rast që Gjykata e Apelit Tiranë të shprehet lidhur me vendimin e Gjyqtarit Zhukri dhe për pasojë zgjidhjen e ngërcit ligjor të krijuar lidhur me legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Nuk ka asnjë kërkesë të tyre drejtuar kësaj gjykate për caktimin e seancës përvec retorikes politike për kapjen e saj nga Rama.

I vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shpehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës është pikërisht Sali Berisha. Duke u bazuar në pretendimet e Rithemelimit i kërkojmë atyre që bashkërisht të kërkojmë që Gjykata e Apelit të caktojë datën e seancës dhe të zgjidhim ngërcim ligjor për demokratët dhe për Partinë Demokratike. Le t’i kërkojmë bashkërisht Gjykatës së Apelit caktimin e seancës dhe t’ia nënshtrojmë ligjshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit gjykimit të saj. Vendimi jo vetëm do të tregojë se si qëndron e drejta por edhe do t’i japë fund njëherë e mirë përdorimit të emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike në mënyrë të paligjshme nga Rithemelimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.