Përfshihet nga flakët ‘Audi A6’ në Qafë Thanë
Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Bëhet me dije se është përfshirë nga flakët një automjet tip ‘Audi A6’ në momentin që ishte në ecje.
Sakaq, nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo shkaqet.
Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila po punon për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



