Përfshihet nga flakët në qendër të Elbasanit
Një incident me pasoja të konsiderueshme materiale është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit të Elbasanit, ku një ambient biznesi është përfshirë nga flakët.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur brenda ambienteve të dyqanit, ndërsa dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një defekt elektrik nga një pajisje që ishte në përdorim në momentin e ngjarjes. Flakët janë përhapur me shpejtësi në brendësi të objektit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në bizneset përreth. Falë kësaj ndërhyrjeje, dy aktivitetet ngjitur – një pikë këmbimi valutor dhe një agjenci udhëtimi – kanë shpëtuar pa dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



