E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkrumbohet restoranti në Parkun e Qafë-Shtamës
Lajme

Shkrumbohet restoranti në Parkun e Qafë-Shtamës

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një restorant në Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin, të favorizuara nga era e fortë dhe struktura kryesisht prej druri e godinës. Tavani dhe një pjesë e konsiderueshme e lokalit janë shkrumbuar, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shmangë dëmtimin e rëndë të biznesit.

Restoranti ndodhej pranë burimit të njohur “Nëna Mbretëreshë” dhe ishte në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik ose nga një shkarkesë atmosferike, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.