E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë
Publik News

Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë

Një apartament në një pallat në kryeqytet në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët. Raportohet se nga flakët ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 08:53 në rrugën ‘Teodor Keko’, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, bën me dije policia në një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, shtuan të njëjtat burime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.