PËRFSHIHET NGA FLAKËT PALLATI, ZJARRFIKËSET NË VENDNGJARJE
Një banesë në katin e 6-të të një pallati është përfshirë nga flakët në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në këto momente, pranë gjimnazit ‘Dhaskal Todri’
Nga raportimet paraprake mësohet se deri më tani nuk është njoftuar për persona të lënduar ndërkohë që zjarri ka rënë në një hyrje.
Sakaq, forcat zjarrfikëse ndodhe në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



