E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundoi mbledhja e Reformës me debate të forta, Bylykbashi fajëson Ramën: Propozime për të nxjerrë nga shinat këshillin
Publik News

Përfundoi mbledhja e Reformës me debate të forta, Bylykbashi fajëson Ramën: Propozime për të nxjerrë nga shinat këshillin

Ka përfunduar me debate të forta mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

 

Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylykbashki në përfundim të mbledhjes theksoi se mbledhja është mbyllur me debate ku në thelb të diskutimeve kanë qenë deklaratat e bëra dje nga kryeministri Edi Rama i cili tha se i interesojnë propozimet e OSBE-ODHIR.

Më tej Bylykbashi shtoi se sipas tij Rama kërkon që të miratojë Reformën vetëm me votat e tij.

“Ajo që ne i bëmë të artë mazhorancës sot janë kushtet që ne kemi vendosur. Kushtet janë aty në tryezë dhe ne nuk tërhiqemi nga ato. Në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi Rama që të marrë në xhepin e tij administratën zgjedhore duke emëruar militantë… po ashtu sdo ketë mundësi të marrë kolegjin zgjedhor.

Në debatin që  bëmë mazhoranca u tërhoq nga këto qëndrime dhe kjjo na jeop mundësinë më tej për të vazhduar.

Mazhoranca u tërhoq nga ato provokime që bëri dje Rama pikërisht në momentin kur këshilli politik po fillonte punën, e bëri me qëllim për ta nxjerrë nga shinat këshillin, sepse Rama do ta miratojë reformën vetëm me votat e tij.

Në këtë këshill kjo nuk do të ndodhë. Ai që është mëkatari i madh për zgjedhjet është kryeminsitri. Është i fundit që mund të flasë dhe të përcaktojë kriteret e zgjedhjeve.

Sot ne patëm një raport me ekspertët. Çështja është e hapur për të diskutuar propozimet. Çështja kryesore e debatuar sot ishin përpjekjet për të sulmuar komisionin nga kryeministri”, tha Bylykbashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.