E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si funksiononte rrjeti i prostitucionit në Tiranë?
Lajme

Si funksiononte rrjeti i prostitucionit në Tiranë?

Përfundojnë në pranga 12 tutore prostitucioni, e përfshirë dhe 1 oficere policie

Autoritetet kanë finalizuar një operacion të gjerë në Tiranë, duke arrestuar 12 tutore dhe një oficere policie për shfrytëzim prostitucioni të vajzave të huaja.

Hetimi ka zbuluar se këto vajza, që janë kryesisht nga Amerika Latine, ishin të shfrytëzuara për qëllime prostitucioni në Shqipëri.

Viktimat, të cilat ishin të përfshira në këtë rrjet trafikimi, janë afërsisht 50 vajza, dhe besohet se janë detyruar të ushtrojnë prostitucion nën presionin e tutoreve të arrestuara.

Sakaq, raportohet se oficerja e arrestuar punonte në komisariatin nr.1 të kryeqytetit.

Operacioni ka qenë rezultat i një hetimi të mes Autoritetit të Monitorimit të Policitë (AMP), me mbështetje nga sektori kundër trafiqeve.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi operacionin e koduar ‘Orkidea’, me në fokus goditjen e rrjetit të trafikut dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Në njoftimin për shtyp, uniformat blu bëjnë të ditur se si rezultat i hetimeve disa mujore, u ekzekutuan 11 masa sigurie, u arrestuan 8 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 persona të tjerë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht 44 shtetase të huaja nga Amerika Latine, të cilat dyshohet se ishin përshirë në aktivitetin e prostitucionit.

Operacioni, i drejtuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me strukturat e tjera policore dhe Prokurorinë e Tiranës, rezultoi në ndalimin e disa personave të dyshuar. Konkretisht:

-Esmerald Sulollari, 39 vjeç – Arrest me burg për “Trafikimin e personave të rritur” dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

-Elona Muraj, 47 vjeçe – Arrest në shtëpi për “Trafikimin e personave të rritur” dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

-Yuly Gomez, 33 vjeçe – Arrest me burg për “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

-Liliana Valencia, 23 vjeçe – Arrest me burg për “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

-Nicol Benitez, 27 vjeçe – Arrest me burg për “Prostitucion” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

-Stefania Marin, 29 vjeçe – Arrest me burg për “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

-Anisa Brahaj, 34 vjeçe – Arrest në shtëpi për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ndërsa tre persona janë shpallur në kërkim si pjesë e këtij rrjeti kriminal. Një prej tyre, shtetasja G. R., 47 vjeçe, e cila dyshohet se drejtonte aktivitetin nga Kolumbia, kishte bashkëpunuar me E. S. në Shqipëri për sigurimin e kushteve për ushtrimin e prostitucionit. Në këtë aktivitet ishin të përshirë edhe E. M. dhe A. B., e fundit punonjëse policie. Sipas burimeve, efektivja 34-vjeçare në Komisariatin e policisë numër 4 në kryeqytet, dyshohet se kishte përshtatur lokalin për ushtrim prostitucioni, në bashkëpunim me personat e tjerë.

Strukturat policore vazhdojnë hetimet për kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.