Përfundon gjykimi për tërmetin e 2019-ës, të akuzuarit shpallen të gjithë të pafajshëm
Ka përfunduar gjykimi i personave të vetëm të akuzuar për tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019. Kështu, ish-drejtori i ALUIZNI-it Flamur Gjuzi, ish-drejtori i IMT-së Artur Çela dhe pronari i lokalit Barons, ku vdiqën dy persona dhe Artur Terziu, janë shpallur të pafajshëm.
Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello, është dënuar me dy vite shërbim prove. Ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.
Në tërmetin e frikshëm të 2019-ës u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona. Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.
Hetimet nisën në momentin kur u vërtetua se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.
Ky vendim i gjykatës dëshmon paaftësinë e sistemit tonë të drejtësisë për të dënuar ata që neglizhuan dhe abuzuan me detyrën e tyre, si dhe shkaktuan vdekjen e dhjetëra personave e qindra miliona euro dëme materiale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



