E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja e grupit të PD, Basha porosi të qarta deputetëve: Ne do bëjmë…
Politikë

Përfundon mbledhja e grupit të PD, Basha porosi të qarta deputetëve: Ne do bëjmë…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot në seline blu deputetët e grupit të tij parlamentar.

Mbledhja nisi paraditen e sotme dhe u mbyll pak pas orës 11:00. Në këtë takim, në qendër të diskutimeve ka qenë mes të tjerash edhe sjelljen e re të demokratëve në raport me Parlamentin.  Në sesionin që lamë pas, opozita vendosi një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin ku merrte pjesë vetëm në seancat plenare dhe komisionet, ku diskutohej çështja e Teatrit të ri.

Sipas informacioneve, mësohet se Basha ka thënë se prioritet është ndërprerja e lidhjeve të qeverisë me krimin.

Basha ka thënë para deputeteve se: Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.