E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, flet Berisha
Lajme

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, flet Berisha

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, flet Berisha

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ditën e sotme për njohjen e statutit të Partisë Demokratike miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, Berisha ka njoftuar mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, e cila nisi në orë 13:00.

Mësohet se çështjet që janë diskutuar në këtë mbledhje kanë të bëjnë më deklaratën e ambasadores Yuri Kim një ditë më parë e cila njohu Enkelejd Alibeajn si ushtrues të detyrës së kryetarit dhe drejtuesit të Grupit Parlamentar të PD.

Situata aktuale të PD dhe mundësinë e bashkimit të saj. Pritet gjithashtu diskutime lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar. Një tjetër çështje për t’u diskutuar lidhet me riorganizimin e partisë në bazë, me zgjedhjen e kryetarëve të degëve që pritet të mbahet më 20 Prill.

Sakaq një tjetër pikë  është ajo për çështjet që lidhen me organizmin e Kuvendit Kombëtar të PD, që pritet të mbahet më datë 30 Prill, ku do të lindin institucionet dhe forumet e reja të PD.

Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të ndalet ajo që është duke u përgatitur nga Komisioni i Rithemelimit, pikërisht Kuvendin Kombëtar, por Berisha i ka kujtuar vendimin e Gjykatës, duke thënë se kjo është një nga arsyet për të treguar se ky grup është ai që është në krye të Partisë.

Mësohet se në këtë mbledhje marrin pjesë anëtarët e Grupit të Rithemelimit dhe ish-funksionarë apo ish-deputetë të PD, ndërsa në fund të mbledhjes pritet që Sali Berisha të mbajë një deklaratë për mediat.

Vendimi i zbardhur sot, dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri më 25 mars, njohu si legjitim Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke i hapur kështu rrugë zyrtarisht Komisionit të Rithemelimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.