E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon pas 3 orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë
Publik News

Përfundon pas 3 orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë

Ka përfunduar Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me situatën e koronavirus e cila është zhvilluar online dhe ka zgjatur plot 3 orë.

Mbledhje e thirrur nga presidenti, ka bërë bashkë për herë të parë pas kaq shumë kohësh, Ilir Metën, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ministra të PS  të cilët kanë diskutuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi prej Covid-19 i cili ka infektuar 146 persona dhe ka shënuar 5 viktima.

Në mbledhje mësohet se morën pjesë edhe Ministrja e Shendetësise Ogerta Manastirliu, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Emergjencave Kombëtare Haki Çako, Ministri i Rindërtimit dhe tashmë edhe për Koronavirusin Arben Ahmetaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Ende nuk ka detaje të zbardhura se çfarë diskutimesh janë bërë dhe çfarë vendimesh janë marrë mbi situatën kritike në të cilën ndodhet vendi, por i vetmi që na ka treguar diçka ka qenë Rama i cili ka ndarë disa foto gjatë komunikimit online.

90988261_10157566083856523_2455334959473229824_n.jpg

91137840_10157566083956523_5497982228245774336_n_2.jpg90266776_10157566083811523_7560743823811280896_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.