E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon protesta për Teatrin, regjisori Budina tregon si do veprohet në vijim: Nesër tek SPAK, t’i nxisim për hetimet
Publik News

Përfundon protesta për Teatrin, regjisori Budina tregon si do veprohet në vijim: Nesër tek SPAK, t’i nxisim për hetimet

Protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të vijojnë. Në mbyllje të tubimit të sotëm, rgjisori Robert Budina u kërkoi të gjithë protestuesve firmosjen e peticionit.

budina per spak

Ai lajmëroi se nesër në orën 11:00 do të jenë para Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Korrupsionin për ta nxitur të hetojë e zbardhë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve ditën e shembjes së Teatrit.

“Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK ti nxisim të fillojnë hetimet.Nga dita e pasnesërme do dalin qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet.

Nëse nuk reagon prokuroria do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vzhdojmë në Tiranë do ua bëjmë me dije. Ju falenderojmë për këtë qytetari dhe model proteste që treguat.”, u shpreh Budina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.