Përfundon seanca dëgjimore me kandidatët për Kryeprokuror
Përfundon seanca dëgjimore me kandidatët potencialë në Komisionin e Ligjeve, për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Kandidatët kanë shpalosur platformën e tyre përballë përfaqësuesve të PS dhe kryetarit të Komisionit Ulsi Manja, njëherësh dhe deputet i PS.
Kujtojmë këtu që kandidatët janë:
Ferdinand Elezi (Prokuror në Durrës)
Arta Marku (Prokurore në Shkodër)
Besnik Muçi (Prokuror te Krimet e Rënda)
Arqile Koça (Prokuror te Prokuroria e Përgjithshme)
Granit Shahu (Prokuroria e Tiranës)
Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)
Artur Selmani (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



