E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë
Publik News

Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi i kreut të PD Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë, të cilët mbërritën rreth 1 orë më parë snë selinë e PD.

Takimi mes Bashës me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe ambasadorin e Britanisë Duncan Norman zgjati rreth një orë.

Ambasadorët u vunë në në lëvizje pasi dje nuk u arrit një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Dje ishte afati i fundit i vendosur për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje duke mos rënë dakord për të paktën 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë.

Kryeopozitari i priti ambasadorët në selinë blu rreth orës 15:00, një orë pas përfundimit të diskutimeve me aleatët.

83d73819-614c-4ab9-bf1d-c56d593f0c83

Nuk dihen detaje nga diskutimet, ndërsa takimet vijnë një ditë pas dështimit të Këshillit Politik që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.

36f304e0-7454-41ae-ac9e-12d2c2334508216c642c-0622-4c89-a780-9852adf1776f

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.