Përgjaken rrugët, aksidenti me dy të vdekur në Tiranë
Bëhet e ditur se ngjarja është regjistruar rreth orës 15:15, ndërsa policia raporton se ka shoqëruar në Komisariat dy drejtues të dy mjeteve të përfshira ne aksident.
Nga perplasja e dy makinave, jane aksidentuar per vdekje dy këmbësorët pranë vijave të bardha.
Njoftimi I Policisë:
Tiranë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.
Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



