E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘PËRGJEGJËS PËR SIGURINË NË RINAS NUK ËSHTË KOMPANIA’ BASHA: KA RENË SHTETI DHE POLICIA
Lajme

‘PËRGJEGJËS PËR SIGURINË NË RINAS NUK ËSHTË KOMPANIA’ BASHA: KA RENË SHTETI DHE POLICIA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur sërish për grabitjen e dy ditëve më parë në Rinas. Sipas Bashës, ngjarja tregoi dështimin e policisë dhe rënien e shtetit para krimit.

Basha e cilësoi grabitjen pjesë të së tërës që po ndodh në vend.

’48 orë pas tronditjes së Shqipërisë dhe të mbarë botës nga grabitja e armatosur në Rinas, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë. Rama po mundohet që dështimin e policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private. Si për çdo gjë tjetër fajin e ka të tjerët. Ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët. Ngjarja e Rinasit jo e shkëputur dhe as e vetmja. Pjesë e zhvillimeve në gjithë Shqipërinë, pjesë e rrëmbimeve në Vlorë, grabitjet me armë të bizneseve, postave, vrasjet dhe rrëmbimet e bankierëve kanë filluar me instalimin e Edi Ramës në pushtet”, u shpreh  Basha.

Sipas kryedemokratit ngjarja e rëndë e Rinasit mund dhe duhet të ishte parandaluar.

“Vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve dhe  bankierëve  kanë filluar me ardhjen e Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas  dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania.  Në bordin e Autoriteti civil është vetë ministri i Brendshëm, por ministri nuk ka qëllim që të mbrojë vendin dhe qytetarët nga kriminelët. Vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se bandat luftojnë brenda qytetit”, shtoi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.