E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet e ‘Ndraghetas’,a do të nisin hetimet për politikanët shqiptarë?
Publik News

Përgjimet e ‘Ndraghetas’,a do të nisin hetimet për politikanët shqiptarë?

Përgjimet e antimafias italiane kanë nxjerrë në dritë emrat e disa zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Pritet që SPAK të kontaktojë me autoritetet italiane të hënën në lidhje me operacionin e grupit mafioz “Ndragheta”, ku u arrestuan mbi 300 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Sipas informacioneve për mediat, autoritetet tona kanë nisur kontaktet me homologët e tyre italianë për të mësuar mbi personat që kanë dalë në këto përgjime.

Sipas SPAK-ut, pasi ato të njihen me dosjen dhe nëse do ketë diçka në lidhje me Shqipërinë do të vendoset nëse në vendin tonë do nisin apo jo hetimet.

Mes të arrestuarve është edhe Antionio Gallo, i cili është akuzuar si sekser i grupit “Ndragheta” dhe ka edhe një biznes në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Përgjimet zbulojnë se Gallo synonte që të pastronte paratë e mafias, duke gjetur kontaktet në Tiranë, për të ndërtuar pallate shumëkatëshe në kryeqytetin shqiptar.

SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.

Emrat shqiptarë të përmendur në përgjime janë Neherik Baçi dhe një vajzë Odeta Hasaj, e cila ka marrë masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.