PËRGJIMET MES FREDI ALIZOTIT DHE DREJTORIT TË POLICISË, MANJANI: PSE MATERIALET NË DORËN E NJË ISH-DEPUTETI?
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar video-përgjimet e publikuara ndërmjet Fredi Alizoti, personi i i cili pretendohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.
Manjani përmes një mesazhi në rrjetet sociale Manjani shprehet se fillimisht e habit fakti që këto përgjime publikohen nga një ish-deputet, duke iu referuar Ervin Salianjit.
Komenti i plotë:
Ndërkohë shumë interesante këto bisedat telefonike, që i ka përgjuar Prokuroria, ndërmjet Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.
Vijoj të pyes: si ka mundësi që këto materiale hetimore i ka në dorë një (ish) deputet?! Natyrisht ky i fundit bën mirë që i publikon, për sa kohë që akuzohet për një gjë që se ka bërë..
Prap pyes: si është e mundur që policia i vihet në shërbim një pijaneci, që ka pranuar të aktrojë dhe prokuroria nuk bën asnjë hetim?!
Po politikanët që përmend aktori-pijanec, përse nuk thirren të dëshmojnë?!
Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



