Pergjimet/Zbulohet pasuria e prokurorit “të korruptuar”
Një prokuror ka rënë në kurthin e përgjimeve të Policisë dhe Krimeve të Rënda. Ai është prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli.
Dje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, njoftoi sot se në kuadër të operacionit, ku u arrestuan 14 persona u zbulua si i përfshirë në një rast korrupsioni edhe prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli.
“Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, ka thënë drejtori i PSH, Ardi Veliu.
Pas zbulimit të emrit të tij nga përgjimet, në Janar të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje për prokurorin.
“Për të hetuarin Spartak Çoçoli, i dyshuar për veprën penale te “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve prokurorëve dhe funkionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal është nxjerrë masa e sigurimit personal e karakterit shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masa e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 234 dhe 242 te K.pr.P.”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Çoçoli dyshohet se ka tentuar të çlirojë nga sekuestroja një automjet të bllokuar , kundrejt 20 mijë lekëve. Por, pas kontrollit të banesës së tij, Policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë.
Një vëzhgim mbi pasurinë prokurorit, referuar të dhënave të Open Spending Albania mund te kuptojme ecurine e pasurise.
Por, që nga viti 2003 dhe deri ne vitin 2016, rezulton se të ardhurate vetme ai i ka nga paga e tij si prokuror dhe paga e bashkëshortes së mësuese.
Të ardhurat nga paga si prokuror në Gjirokastër, 1.1157 lekë.
Autoveturë e tipi Reno-Clio, viti i prodhimit 1992, me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhurat nga paga, 978 150 lekë.
Paga si prokuror, 1085079 lekë.
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 276000 lekë.
Paga si prokuror, 934 631 lekë
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 216 000 lekë.
Kursime, 300 000 lekë.
Paga dhe shpërblime si prokuror, 973 361 lekë.
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 371 000 lekë.
Paga dhe shpërblime si prokuror, 983 965 lekë
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 362 000 lekë.
Paga si prokuror, 1137555 lekë.
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 462 000 lekë.
Paga si prokuror, 14 38 607 lekë.
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 576 000 lekë.
Paga si prokuror, 1185050 lekë.
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 502 000 lekë.
Paga si prokuror, 124 03 72 lekë.
Paga e bashkëshortes, mësuese gjimnazi në Gjirokastër, 540 000 lekë.
Paga si prokuror, 1 189 880 lekë.
Paga si prokuror, 1 402 289 lekë.
Paga si prokuror, 1 354 527 lekë.
Paga si prokuror, 1 291 507 lekë.CNA.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



