E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përhapja e drogës në shoqëri, reperi Majk ngre alarmin e madh
Showbiz

Përhapja e drogës në shoqëri, reperi Majk ngre alarmin e madh

Reperi i njohur Majk ka ndezur debat në rrjetet sociale pas një postimi të drejtpërdrejt në platformën Threads, ku preku një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë: përhapjen e drogave.

“Para 15 vjetësh i ke njeh n’gishta konsumust e droges, sot i njeh ngishta ata qe se konsumojne…”, – shkroi ai, duke krahasuar realitetin e dikurshëm me situatën aktuale.

Postimi i tij ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit. Disa e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe guximin për të folur hapur, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për përgjithësimin dhe mënyrën e të shprehurit.

Ky nuk është rasti i parë që Majk i kthehet temave të ndjeshme që prekin të rinjtë dhe komunitetin në tërësi. Përtej muzikës, ai është shfaqur herë pas here si zë kritik ndaj realitetit, duke përdorur platformat e tij për të hapur diskutime që shumë figura publike preferojnë t’i shmangin.

Në një kohë kur heshtja dominohet përballë temave të vështira, Majk zgjedh të flasë. Jo për të gjykuar, por për të reflektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.