E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përkeqësohet gjendja e kirurgut të QSUT që u prek nga COVID
Publik News

Përkeqësohet gjendja e kirurgut të QSUT që u prek nga COVID

Kirurgu i QSUT Enton Bollano, i cili rezultoi para disa ditësh i infektuar me koronavirus, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.

Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është nisur për kurim të specializuar në Turqi.

Më herët kirurgu Bollano pasi u konfirmua pozitiv u vetëkarantinua dhe ishte në gjendje të qendrueshme, por mesa duket është përkeqësuar së fundmi.

Kujtojmë se në 24 orë janë kryer 1954 testime, nga të cilat 489 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa dje ishin 421.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nga Covid-19 kanë ndërruar jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 549 numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.