E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përkeqësohet shëndeti i  dy pushuesve që u goditën nga gomonia
Lajme

Përkeqësohet shëndeti i dy pushuesve që u goditën nga gomonia

Dy të rinj nga Tirana që pushonin në plazhin e Jalës kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të shtune. Teksa gjendeshin në breg, një gomone i ka përplasur duke u shkaktuar dëme në fytyrë dhe trup.

Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës, ndërsa mësohet se gjendja e tyre është rënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar pronarin e gomones turistike Gjergj Priftuli. 37-vjeçari ka humbur kontrollin mbi mjetin lundrues, teksa tentonte ta nxirrte atë në breg.

Ky aksident në një ndër plazhet më të populluara në vend, nxjerr edhe njëherë në pah mungesën e kontrollove dhe kufizimeve nga ana e policisë ndaj mjeteve lundruese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.