E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Perla e radhës” e Selami Jenisherit në Parlament:  Në shtator do ketë situatë destabilizuese si e 1997-ës
Lajme

“Perla e radhës” e Selami Jenisherit në Parlament: Në shtator do ketë situatë destabilizuese si e 1997-ës

Deputeti i opozitës parlamentare, Selami Jenisheri i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit 2021 si “antikushtetuese” dhe i ka bërë thirrjes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që të mos i certifikojë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti opozitar tha se KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar, sipas tij, 1.5 milionë emigrantë.

Ndërsa “parashikoi” se këto zgjedhje do krijojnë në shtator një situatë destabilizuese si ajo e 1997-ës.

“Me ligjin nr 118/2020 të miratuar nga ky Parlament duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021, gjë që nuk ka ndodhur sepse KQZ ka refuzuar të kryejë detyrën e saj duke lënë pa votuar 1.5 milionë emigratë dhe i ka bërë këto zgjedhje antikushtetuese, që do prodhojë në shtatorin e 2021, situatë destabilizuese si ajo e 1997-ës. Sepse nuk ka Parlament e qeveri legjitime të zgjedhur në përputhje me kodin zgjedhor të miratuar më 05.10.2020, si edhe Kushtetutën. Shpresoj që Presidenti nuk do t’i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021 si antikushtetuese dhe duhet të përsëriten zgjedhjet,”– tha Jenisheri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.