E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Perlat e ‘Lali Erit’ për ditë vere, lënë mbrapa Nard Ndokën
Publik News

Perlat e ‘Lali Erit’ për ditë vere, lënë mbrapa Nard Ndokën

Sado që janë të paketuara e zbukuruara nga vetë stafi i tij, s’mund të të mbajnë indiferent këto perla që ka nxjerrë nga goja kryetari i bashkisë më të madhe në vend, i vetëquajturi ‘lali Eri’.

Le të sjellim disa momente pikante, të ardhura në postën elektronike nga zyra e shtypit, që fatmirësisht na ka dërguar edhe foton që ju shihni: Erion Veliaj, gaztor.

Perla numër 1:

‘Të gjithë parashikonin që do ishte shi dhe sterrë, por na pa Zoti dhe kemi patur një ditë fantastike.’

Perla numër 2:

‘Stina e pranverës, stina e verës, ardhja e një moti të ri  është ndoshta një moment për të reflektuar e për të kuptuar që kur ne jemi bashkë, ne bëjmë mrekulli’

Perla numër 3:

‘Ne kemi mësuar që çdo ndryshim vjen me një rrëmujë të madhe, por kur ndryshimi vjen, të gjithë e përqafojnë dhe harrojmë që shumë prej gjërave që kemi kritikuar e debatuar, janë sot pikat më të nxehta të qytetit’

Perla numër 4:

‘Sa herë që zihemi e përçahemi, humbasim kohë të çmuar, por sa herë që punojmë të fokusuar me optimizëm e energji pozitive, ne bëjmë mrekulli’

A nuk mendoni dhe ju që Nard Ndoka është tejkaluar me kohë?!Të lodh mbjellja e pemëve..Hashtag.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.