E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet përmbaruesi Fatos Alimadhi vodhi 53  mijë euro të klientit, pritet arrestimi
Lajme

Arrestohet përmbaruesi Fatos Alimadhi vodhi 53  mijë euro të klientit, pritet arrestimi

 Arrestohet përmbaruesi  Fatos Alimadhi,  i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar rreth 53  mijë euro të shtetasit A.N.  nga shuma e ankandit  një apartamenti në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e shtetasit A.N.

Në muajin shtator sipas hetimeve rezulton qe Alimadhi ne llogarine shërbimit përmbarimor, të ketë   tërhequr shumën e eurove nga llogaria e klientit duke lënë me gisht në gojë klientin që kishte paguar për ankand me shpresën për të blere apartamentin.

Por surpriza e hetimit ka rezultuar nga veprimet hetimore, pasi përmbaruesi privat  Alimadhi nuk ka vënë  në dispozicion të hetimit dosjen përmbarimore duke e fshehur.

Fakti që shuma mungon provohet  nga dokumentacioni i bankes.

Surpriza e dytë gjate procesit hetimor është se përmbaruesi Alimadhi ka shitur shumë më ulët apartamentin  e shtetasit A. N. nga vlera e ankandit të përcaktuar në  ligj.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur shtetasin Fatos Alimadhi, përmbarues privat, për veprën penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda dhe pritet arrestimi i tij.

Përmbaruesi Alimadhi sipas informacioneve ka mashshtruar edhe klienë të tjerë duke u vjedhur shuma të konsiderueshme dhe ka disa kallzime  nga qytetare te ndryshëm.  /PUBLIK.live/Jona Dusha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.