E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbyset barka me 51 udhëtarë, tetë të vdekur dhe tri foshnja të zhdukura
Bota

Përmbyset barka me 51 udhëtarë, tetë të vdekur dhe tri foshnja të zhdukura

Së paku tetë persona janë mbytur dhe tre të tjerë janë të zhdukur, pasi një barkë me 51 udhëtarë është përmbysur në brigjet e Borneos së Indonezisë.

Forcat e rendit kanë nisur menjëherë misionin e shpëtimit, duke i siguruar të shpëtuarit, teksa po kërkojnë fëmijët që humbën pa gjurmë.

Raportet zyrtare tregojnë se në barkë ishin të regjistruar 48 pasagjerë, ndërsa tre të vegjël për të cilët nuk duhej pagesë, nuk ishin në listë.

Ende nuk dihet arsyet e përmbysjes, ndërsa po bëhen hetime të hollësishme për të zbardhur rastin.

Aksidente të ngjashme janë të shpeshta në Indonezi, si pasojë e lundrave të dobëta dhe sistemit të brishtë të sigurisë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.