Përmbysja e autobusit/ Viktima Gazmir Korbi, ishte bashkë-shofer
Mbrëmë në Kroaci ndodhi një aksident fatal. Një autobus me targa shqiptare, u aksidentua duke u përmbysur në autostradë dhe duke lënë pas 1 viktimë dhe 9 të plagosur. Mësohet se viktima është Gazmir Korbi 41-vjeç. Ky i fundit ishte bashkë-shofer, ndërsa kolegu i tij 58-vjeç me emrin Adem Rexha ndodhet në spital, duke luftuar për jetën.
Ndërkohë nga 8 pasagjerët e plagosur janë identifikuar vetëm dy, konkretisht Armand Shaba dhe Ylli Muça dhe bashkë me 6 personat e tjerë që po udhëtonin në autobusin e aksidentuar, ndodhen në një spital në Kroaci ku po marrin ndihmë mjekësore. Autobusi humbi kontrollin mbrëmë, u përplas me një gardh dhe më pas u përmbys.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



