E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytet arkivi i Ministrisë së Kulturës/ Ja ç’po ndodh me dokumentet
Lajme

Përmbytet arkivi i Ministrisë së Kulturës/ Ja ç’po ndodh me dokumentet

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të bëra nga qytetarët digjitalë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se përmbytjet nuk kanë kursyer as arkivin e Ministrisë së Kulturës, ku punonjësit po thajnë me tharëse flokësh dhe hekur rrobash dokumentet e dëmtuara.

Sipas Berishës arkivi nuk është përmbytur nga lumenjtë por nga xhepi dhe zullumi.

Në mesazhin e publikuar thuhet: “Mirëmbrëma Doktor. Është permbytur Arkivi i Ministtise se Kultures që të premten.Te gjithë punonjësit e Ministrisë më në krye ministren kanë punuar me turne, të shtunë e të diel, me tharëse flokësh, hekur rrobash e mjete të tjera rrethanore për të tharë dokumentet.Dokumentet e përmbytura janë zhvendosur në sallë.Puna vazhdon dhe ju mbledhin celularët punonjësve dhe i mbikqyrin se mos e bëjnë publike. Me respekt.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.