E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytet Rruga e Arbrit , vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Lajme

Përmbytet Rruga e Arbrit , vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Arbrit.

Raportohet se vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me praninë e ujit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i hapësirave të kullimit.

Problematike situata është edhe në By Pass-in e Murrizit, pasi ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.