E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytja e autostradës/ Gazetari ngreh dyshimet: Them që ka patur diçka përtej shiut…
Lajme

Përmbytja e autostradës/ Gazetari ngreh dyshimet: Them që ka patur diçka përtej shiut…

Gazetari Erion Skëndaj, i cili ishte ndër të parët që raportoi nga autostrada e përmbytur Tiranë- Durrës, ngre dyshimin se në atë zonë ka ndodhur diçka më shumë se vetëm rreshje shiu, që shkaktuan përmbytjet. Skëndaj shprehet se uji ka ardhur me vrull të madh ndaj dhe ka shkaktuar përplasjen e makinave.

Deklarata e Skëndaj në emisionin “Opinion”. “Kanë qenë rreth 300 makina që janë transportuar me karoatrec. Aty gjithçka ka ndodhur për 5 deri në 20 minuta. Nga ajo që dëgjova unë nga dëshmitarët. Në fillim kishte 10 centimetra ujë, pastaj shoferët panë ujin mbi kofano dhe aty i zuri paniku. Dyert nuk hapeshin madje disa kanë dalë me not. Unë them që ka patur diçka përtej shiut, sepse uji erdhi me vrull nga kodra mbi “CityPark”. Makinat ishin përplasur me njëra-tjetrën, kjo do të thotë që uji ka ardhur vrullshëm. Të gjithë dëshmitarët nën zë thoshin që janë hapur rezervuarët sipër në kodër. Ndodh që rezervuartë kanë një regjim. Trafikndarësja ka shërbyer si barrikadë. Kanë sjellë skavatorë që të hapin barrierën dhe të dalë uji. Me shumë gjasë aty është përroi i Gjokës që rrjedh nga rezervuari i Gjokës, ai shkarkon pikërisht ku është “CityPark”. Aty e kanë futur përroin në tub, kalon poshtë CityPark, poshtë autostradës, dhe ai bllokohet, sjell inerte, baltë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.