E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet në Lezhë dhe Durrës/ Meta: Dëshmi e korrupsionit të “Rilindjes”
Lajme

Përmbytjet në Lezhë dhe Durrës/ Meta: Dëshmi e korrupsionit të “Rilindjes”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Lezhë dhe Durrës.

Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe bashkive duke thënë se përmbytjet janë dëshmi të korrupsionit dhe braktisjes së qytetarëve.

“Situata kritike në Lezhë me përmbytjet, e paralajmëruar prej kohësh, është dëshmi e korrupsionit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Bashkia dhe Qeveria!

Të lënë në harresë dhe në vetmi përballë kësaj drame, qytetarët e Lezhës meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre!

14 Maji është dita për t’u ndarë nga “Rilindja” që vjedh në verë fondet e kanalizimeve dhe të përmbyt në dimër pa mëshirë!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ndërsa të njëjtin reagim ka patur edhe për situatën në Fushë Draç në Ishëm të Durrësit, ku sërish ka akuzuar qeverinë se ka vjedhur investimet.

“Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Bashkinë e Durrësit!14 Maji”, shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.