E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet në Shkodër/ Qeveria jep 200 milionë lekë për ushqim lopësh
Lajme

Përmbytjet në Shkodër/ Qeveria jep 200 milionë lekë për ushqim lopësh

Një fond prej 200 milion lekësh të vjetra është vendosur nga qeveria, të shpenzohen për të blerë bazë ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura në Shkodër. Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës së javës së shkuar, por është publikuar në Faqen e Kryeministrisë këtë të hënë.

Në vendim shpjegohet se fondi prej 200 milion lekësh, do të merret nga programi “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, i Ministrisë së Bujqësisë.
Vendimi

VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2018, NDËRMJET MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DHE MINISTRISË SË MBROJTJES, PËR SIGURIMIN E BAZËS USHQIMORE PËR BLEGTORINË NË ZONAT E PËRMBYTURA NË SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250 “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”), zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh.
b) Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.