E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PËRMBYTJET/ Prefektja flet nga Oboti: Është rritur niveli i Bunës dhe liqenit të Shkodrës, jemi në pikën kyçe të situatës alarmante
Lajme

PËRMBYTJET/ Prefektja flet nga Oboti: Është rritur niveli i Bunës dhe liqenit të Shkodrës, jemi në pikën kyçe të situatës alarmante

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ka folur për situatën në qytetin verior pas reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës.

Nga zona e përmbytur e Obotit, ajo tha për mediat se jemi në pikë kyçe të situatës alarmante, por situata është e menaxhueshme.

Angoni tha se në Obot po mbërrin një kamion me forca ushtrie, për shkak se lëvizja me mjete të vogla nuk është e mundur.

“Jemi në pikën kyçe të situatës alarmante. Kemi rritje të nivelit të Bunës, të liqenit të Shkodrës. Jemi në pikën kyçe duke parë dhe impaktin që ka, mund të themi që jemi në menaxhim. Rrugës është duke ardhur nga kamion me forcat e ushtrisë, për të menaxhuar situatën në këtë rrugë ku është i vështirë kalimi i mjeteve të vogla. Kemi situatë të vështirë është për shkak të reshjeve të dëborës. Kemi dhe rënie ortekësh përtej tuneleve, kështu që rruga Qafë Thore Bogë për momentin është e bllokuar, po punohet. Kemi rrëshqitje dherash në Prekal, po punohet me fadromë. Në fushë Arrëz dhe Pukë, kemi dëmtim të fasadave. Situata atmosferike ishte e pritshme, por e menaxhueshme.

Kemi vështirësi dhe në Bashkinë e Vaut të Dejës, ka rënie dherash. Jemi në gatishmëri të plotë”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.