Përmet/ E goditi me shkop në kokë, gjen vdekjen e moshuara
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se një 80 vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me shkop në kokë nga bashkëshorti i saj.
Autori i ngjarjes është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



