E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasen dy makina në Krujë, plagosen tre vajza nga Kosova
Publik News

Përplasen dy makina në Krujë, plagosen tre vajza nga Kosova

Tre vajza nga Kosova kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven

Foto nga aksidenti

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Kosovës. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve dhe shpejtësia e madhe.

Tre të plagosurat  u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.