E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasen dy makina në rrugën Elbasan-Tiranë, humb jetën shoferi
Lajme

Përplasen dy makina në rrugën Elbasan-Tiranë, humb jetën shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen.

Një 72-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti i tij është përplasur nga një automjet tjetër që drejtohej nga një 62-vjeçar.

Përveç 72-vjeçarit që ka humbur jetën, në aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe pasagjeri i shoferit 62-vjeçar i cili është shoqëruar në polici për veprimet proceduriale.

Elbasan/Informacion paraprak

Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.

Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.