Përplaset me karrocën që tërhiqej nga kali, humb jetën drejtuesi i motorit në Fier
Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në Fier.
Polica bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Strum-Suk, në vendin e quajtur “Suk 1”, Y.S, 48 vjeç, duke qarkulluar me një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kalë, e cila drejtohej nga Ramazan Hoxha.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Y.S. Policia ka vënë në pranga Ramazan Hoxha, 65 vjeç, banues në Suk 1, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



