Përplaset nga makina 12-vjeçari, në gjendje të rëndë
Një 12-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në aksin Harizaj-Spille. Mësohet se ai është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 38-vjeçar. Gjendja shëndetësore e të miturit është e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



