E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplaset për vdekje një 37 vjeçar në Sauk
Lajme

Përplaset për vdekje një 37 vjeçar në Sauk

Një aksident me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari është regjistruar në orët e para të kësaj të mërkure në Sauk të Vjetër. Rreth orës 03:30, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë që sinjalizonte për aksidentin.

Shërbimet e Policisë dhe Ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Tek rreth-rrotullimi, mjeti me drejtues E.D., 25 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A.L., 37 vjeç, i cili po kalonte rrugën. Shtetasi A. L., 37 vjeç ka ndërruar jetë në spital.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, drejtuesi i automjetit shtetasi E.D., 25 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 për veprimet e mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.